Transmetuar më 19-06-2022, 16:05

FRANCE – Christophe Galtier si trainer është bërë prioriteti i klubit të PSG në orët e fundit.

Në të vërtetë, konkurrenti i tij kryesor, Zinédine Zidane, nuk do t’i bashkohet kampionëve në fuqi të Francës.

‘RMC Sport’ pretendon, se kampioni i botës më 1998 dhe ish-trajneri i Real Madridit nuk do të jetë dhe ka dalë nga gara për pankinën pariziene. Nëse ai nuk e ka mbyllur derën në të ardhmen, objektivi i tij numër një mbetet me të vërtetë ekipi kombëtar francez, të cilin ai ëndërron ta drejtojë pas Kupës së Botës 2022.

Në të vërtetë, ai e konsideron PSG-në të jetë "si një klub i madh me lojtarë të mrekullueshëm", por koha për një marrëdhënie midis tyre natyrisht që nuk ka ardhur ende. Këtë qëndrim të tij Zidane e ka përsëritur sërish në prag të 50-vjetorit të ditëlindjes së tij. Synimet e Zizut janë për më lart, në pritje të ‘gjelave’ pas botërorit "Katar 2022".