Transmetuar më 18-06-2022, 16:02

Horoskopi nga Branko për të lindurit e shenjës Dashi, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al: Këtë të diel 19, energjia është në një nivel të mirë, përpiquni të bëni gjërat që ju pëlqejnë. Ndërkohë pa problem se gjithçka do të shkojë siç duhet!

Horoskopi Branko Demi: Jeni një person besnik, kjo do t’ju bëjë të lakmueshëm në sytë e të tjerëve,  do të duan të jenë më afër jush. Në aspektin e punës, nëse ka një marrëveshje apo kontratë në pritje, përpiquni ta sqaroni!

Horoskopi Branko Binjakët: Kreativiteti do t’ju ndihmojë të vini në vijë disa projekte që do të jenë të vlefshme për të ardhmen. Favorizohen takimet jashtë qytetit ku jetoni.

Horoskopi i Gaforres Branko: Kjo ditë mund të shkojë me lëvizje të ngadalta, përpiquni të mos jeni të paduruar dhe nga ana tjetër, bëni mirë që të dëgjoni këshillat e një personi të dashur për ju.

Horoskopi Branko Luani: Puna ju ka përthithur kohët e fundit, përfitoni nga kjo e dielë për t’u çlodhur dhe për të organizuar diçka të këndshme me partnerin/en.

Horoskopi i Virgjëreshës Branko: Këtë ditë të fundit të javës, marrëdhëniet shoqërore do të shpërblehen, disave veçanërisht do t’ju pëlqejë të jenë në shoqërinë tuaj. Për ju kjo është gjë e mirë sepse fitoni vetëvlerësim!

Horoskopi i Branko Peshorja: Këtë të diel janë të mundshme tensione të vogla me partnerin/en, përpiquni të mos nxisni polemika dhe shtyni vendimet për të hënën!

Horoskopi i Brankos, Akrepi: Dita e diel, për ju ka një avantazh, sepse mund të përfshiheni në projekte dhe bashkëpunime të preferuara! Ju mund të merrni vërtet një kënaqësi të madhe në pak minuta.

Horoskopi Branko, Shigjetari: Kjo ditë e diel ju sheh si protagonist, dëshira juaj për të bërë gjëra, do t’ju vërë në një kënd më të mirë dhe të tjerët do të magjepsen nga personaliteti juaj!

Horoskopi Branko, Bricjapi: Lëreni mënjanë racionalitetin dhe dëgjoni zemrën. Mos jini shumë të ashpër me veten dhe përpiquni të mos ushqeni polemika me një person të Peshqve.

Horoskopi i Ujorit, Branko: Këtë të diel jeni pak të lodhur, pas një jave të lodhshme dhe tani është koha që të karikoni sërish bateritë! Po sikur të organizoni një udhëtim në plazh me njerëzit që doni?

Horoskopi i Peshqve nga Branko: Jeni të lodhur mendërisht. Kohët e fundit si në dashuri ashtu edhe në familje ka pasur disa diskutime dhe janë krijuar pengesa, por mos u dorëzoni. Në të kundërt, vlerësoni vendosmërinë dhe guximin tuaj. /noa.al