Transmetuar më 18-06-2022, 08:43

Hungari- E trishtë në Hungari! Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kufirin mes Hungarisë dhe Kroacisë.

Policia hungareze ka njoftuar se një shtetase kroate, e cila ka lindur në Hungari, ka braktisur të porsalindurin e saj në një nga vreshtat afër kufirit.

Policia hungareze thotë se mendohet që lindja është kryer në Hungari, ndërsa 31 vjeçarja është transportuar në një spital në Osijek,

Policia me ndihmën e kolegëve kroatë ka gjetur të porsalindurin. Mjekët arritën ta mbanin në jetë foshnjën derisa arriti ambulanca.

I porsalinduri më pas është transportuar me helikopter në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital. https://www.index.hr/