Transmetuar më 17-06-2022, 19:59

Tiranë- Ish- zv. Kryeministri Erion Braçe nuk i ndal kritikat ndaj qeverisë, veçanërisht ndaj ministrave të veçantë.

Sot Braçe ka shpërthyer kundër Ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila ka reklamuar me krenari fermën e një qytetari që ka lidhur kontratë me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, por me një gabim! Në vend që të shkruante Bubullimë të Lushnjes, Krifca ka shkruar Bubullimë të Divjakës. Kaq ka mjaftuar që statusi i Krifcës të përfundonte në Instagramin e Braçe me një mbishkrimin ironizues në lidhje me çmimin e shalqirit.

“O Zot! Bubullima nuk është në Divjakë, është në Lushnje. Çmimi i shalqinit sot në Divjakë 15 lekë, kur t’i piqet Turit sic e njohim ne, e Apostolit sipas jush, çmimi do të jetë 4-5 lekë!”- shkruan Braçe mbi postim.

“Sot në Bubullimë të Divjakës, në fermën e Apostolit që është i përqëndruar në kultivimin e shalqirit në një sipërfaqe reth 75 dynym. Apostoli përfitues i skemës së naftës, ka kultivuar pa shartim një varietet shumë cilësor të shalqirit (Galaxy) të regjistruar në katalogun kombëtar të variateteve të reja. Do të jetë gati për tregtarët e Tiranës që vijnë ja marrin në parcelë për rreth një javë. Është i kënaqur se së fundmi ka lidhur kontratë me #AZHBR për të përfituar traktor dhe agregatë që do ta ndihmojnë për të mekanizuar shërbimet në fermë. Këto janë disa nga politikat tona publike bërë efektive në shërbim të fermerit,”- shkruan Krifca.

Kjo nuk është hera e parë që Krifca bën gafa të tilla duke treguar se mësimet e saj në Gjeografi kanë çaluar, pavarësisht se digasteri që drejton ka të bëjë pikërisht me këtë gjë. Në një tjetër postim, ajo ngatërroi limun Vjosë me atë Seman.

Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë pro bujqve dhe fermerëve. Duke folur e shifra konkrete në Kuvend, ai ka kërkuar shumë herë reagim nga qeveria, duke dalë indirekt kundër dhe “Open Ballkan”. Sipas Braçes, ka një abuzim të madh me çmimet e produkteve nga tregtarët, të cilët i blejnë shumë lirë nga bujqit dhe i shesin shumë shtrenjtë.