Transmetuar më 17-06-2022, 17:06

Tiranë- Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncon se në Itali është arrestuar për kontrabandë ilaçesh dhe pacientësh shqiptarë që të merrnin karta shëndeti të falsifikuara në kohën e Covid, djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Po sipas ish-kryeministrit, që bazohet te qytetari dixhital, Endi Çuçi që punonte në KLGJ është arrestuar me mafien e shëndetësisë.

Sali Berisha ka postuar edhe disa dokumente që sipas tij vërtetojnë përfshirjen e djalit të ministrit aktual, nga martesa e parë me Zhaklina Peton, që tashmë është në duart e drejtësisë italiane.