Transmetuar më 16-06-2022, 21:56

BAKU- Lideri i PD, Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta shihen së bashku në Baku.

Forumi Gobal i IX në Azerbajxhan ka bërë bashkë dy figura të njohura të politik^s dhe ekzekutivit shqiptar.

Në foton e publikuar shihet Berisha duke biseduar me Metën.

Mesa duket Meta dhe Berisha e kanë hedhur pas krahëve ‘përplasjen’ që patën për shkak të zgjedhjes së Presidentit të ri Bajram Begaj. Gjithashtu Meta ka paralajmëruar një opozitë të fortë pas përfundimit të mandatit si President.