Transmetuar më 16-06-2022, 18:17

Prishtinë- Policia e Kosovës arreston Kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj. Molliqaj është arrestuar në afërsi të zyrës së tij.

Arrestimi u bë pas paralajmërimit për urdhërarrest ndaj tij përgjatë ditës së djeshme.

Kryetari i PSD-së ka qenë prezent në protestën e veteranëve për përfshirjen në pagë minimale.

Dardan Molliqaj nga kjo protestë deklaroi se shpreson në fitore të veteranëve.

“Protesta e veteranëve është reagim për padrejtësinë që po u bëhet veteranëve nga Kuvendi dhe Qeveria. Është e pa drejtë që po i keqtrajtojnë, po i stigmatizojnë dhe po i luftojnë. Protesta po është çdo ditë e më e fuqishme besoj në fitoren e veteranëve sepse është e drejtë e tyre”, tha Molliqaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë dje lëshoi urdhër-arrest për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit të LVV-së, Haki Abazit.

Dardan Molliqaj është bashkëshorti i ish-Ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini. Ai është ndaluar edhe më parë nga policia. noa.al