Transmetuar më 16-06-2022, 18:08

Prishtinë- Kërcënim për bombë në aeroportin e Prishtinës.

Policia e Kosovës ka informuar shtetasit e e saj për një bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e "Expressit" brenda aeroportit.

Këto situata kanë qenë të shpeshta në vendin fqinj, sic ishte rasti i disa shkollave në veri të Kosovës, ku u ndërpre procesi mësimor. Kjo për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.

Më 24 maj, një kërcënim me bombë ndodhi në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, i cili rezultoi si alarm i rremë.

Forca të posaçme po kontrollojnë në ambientet e aeroportit. noa.al