Transmetuar më 16-06-2022, 16:34

Ersekë- Para 30 vitesh, këmbana e Kishës së Shën Kollit në Rehovë u vodh dhe asnjëherë më pas nuk u gjend.

Hajdutët e penduar kishin parë të arsyeshme për ta kthyer në vëndin e duhur dhe e kishin vendosur në ambjentet e Kishës së Shën Thanasit, që ndodhet në rrugën Ersekë – Rehovë.

Njëkohësisht është kthyer së bashku me të dhe këmbana e Kishës së Shën Merise të Gostivishtit.

Të dyja janë lënë në mes të Kishës së Shën Thanasit që po ndertohet përgjatë rrugës së Rehovës. (noa.al/M.D)