Transmetuar më 16-06-2022, 15:09

Horoskopi nga Branko për të lindurit e shenjës Dashi, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al: Lodhja në punë po ndihet ca si shumë, por këtë të premte mos u bëni të paduruar nëse jo gjithçka shkon ashtu siç dëshironi. Rikuperim nga e shtuna, shfrytëzoni rastin për t’u çlodhur ndoshta buzë detit.

Horoskopi Branko Demi: Dita e premte 17 nis mbarë, duhet të jeni më të hapur dhe më dashamirës ndaj të tjerëve. Por kujdes nga disa grykësi të ndonjërit rrotull jush.

Horoskopi Branko Binjakët: Dëshira për të ndryshuar rutinën e përditshme ju bën të ndiheni të paduruar, por duhet të dini se ku të shkoni ndaj nevojiten ide dhe synime të qarta. Uluni dhe mendoni kthjellët për nevojat tuaja reale.

Horoskopi i Gaforres Branko: Në dashuri periudha është premtuese: nëse kohët e fundit keni takuar një person të mirë, mos kini frikë ta lini veten të shkojë pas rrjedhës së gjërave.

Horoskopi Branko Luani: Në punë shkathtësia dhe dëshira juaj për të bërë gjërat do të shpërblehet! Por mos harroni të pushoni herë pas here.

Horoskopi i Virgjëreshës Branko: Me Hënën në avantazhin tuaj, këtë të premte emocionet nuk do të mungojnë! Nëse ju pëlqen një person, mos hezitoni të ecni përpara.

Horoskopi Branko Peshorja: Këtë ditë të premte 17 humori juaj është i luhatshëm, nuk dini çfarë doni dhe kjo ndikon në marrëdhëniet me të tjerët. Unë rekomandoj të bëni kujdes, mendoni me qetësi përpara se të shpreheni apo të veproni.

Horoskopi Branko Akrepi: Ndihet një lodhje e bezdisur, por do të ketë një rikuperim të qartë nga e shtuna 18. Në fundjavë organizoni diçka të këndshme me partnerin/en.

Horoskopi i Shigjetarit Branko: E nisni këtë të premte si një ditë kur jo shpesh ju keni shumë grintë! Shfrytëzojeni rastin për të realizuar projekte që kanë mbetur pezull prej shumë kohësh, duke favorizuar kontaktet me njerëz dhe qytete të reja.

Horoskopi Branko Bricjapi: Ndaloni praktikën tuaj të të qenit gjithë kohës racionalë dhe nga ana tjetër përpiquni të qëndroni larg keqkuptimeve të vogla. Nëse jeni një çift i qëndrueshëm, do t’ju duhet të trazoni pak ujërat.

Horoskopi i Branko Ujori: Në punë mund të merrni bonuse të papritura, egoja juaj do të shpërblehet. Një periudhë e mirë edhe për zemrën, shikoni pak përreth jush.

Horoskopi i Peshqve Branko: Përpiquni të mos ushqeni polemika të panevojshme në familje, kohët e fundit jeni mjaft nervozë. Emocione të bukura janë këto që u jep ky qiell zemrave të vetmuara. /noa.al