Transmetuar më 16-06-2022, 10:19

Tirane- Deputeti i PD-së Dashnor Sula është shfaqur me një shportë ushqimesh në parlament dhe një listë të çmimeve të produkteve ushqimore.

Një gjest i pazakontë, teksa Sula deklaroi për mediat se çmimet janë jashtëzakonisht të larta.

Sipas tij, mund t’i përballojnë deputetët, ministrat, por për familjet e zakonshme shqiptare është shumë e vështirë.