Transmetuar më 16-06-2022, 07:25

Tiranë- Shqipëria mbetet vendi me vdekshmërinë më të lartë në rajon.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021 humbën jetën 228 foshnja nën moshën 1 vjeç nga 281 në vitin 2020 me një rënie 18.8%. Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në vitin 2021 shkaktari më i madh i fataliteteve te bebet ishin sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes ose rreth 44 % e të gjitha fataliteteve foshnjore.

Shkaktari i dytë më i madhe ishin “ndërlikimet në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes”. Nga kjo diagnozë kanë humbur jetën 21 % e të gjitha fataliteteve, ndërsa 19 % ishin nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, 9.2 % ishin anomali të bashkëlidhura, 3.5 % probleme të aparatit të frymëmarrjes dhe 3.5% sëmundje të tjera.

Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një grua shtatzënë duhet të ketë të paktën katër vizita para lindjes për të zvogëluar rrezikun e lindjeve të vdekura dhe ndërlikimet e shtatzënisë, dhe vizita e parë duhet ndodhë 8 deri në 12 javët e para të shtatzënisë.