Transmetuar më 15-06-2022, 19:57

Greqi- Mot me rrebeshe dhe stuhi të përkohshme shiu në Greqi.

Mjaft zona, pëtfshi edhe ato bregdetare, janë goditur nga reshje të dendura që kanë shkaktuar përmbytje.

Në Katerini një i ri ka zgjedhur një mënyrë origjinale relaksi.

Uji ka përmbytur rrugët dhe ai ka fryrë dyshekun e detit, ka narrë kafen dhe është rehatuar duke lundruar mbi ujë.

Pamjet janë postuar në një rrjet social dhe brenda pak kohësh është bërë virale.