Transmetuar më 14-06-2022, 18:33

KOSOVË- Prezantuesja shqiptare nga Kosova, Liberta Spahiu ka marrë një gjobë nga policia rrugore e Prishtinës, gjë të cilën ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj.

Kosovë- Moderatorja e njohur kosovare, Liberta Spahiu, është gjobitur nga policia.

Në disa story në Instagram Spahiu ka publikuar gjobën dhe është shprehur se është çuditur pak pse ja kanë vënë këtë gjobë, pasi ajo ishte me telefon në dorë po nuk ishte duke folur.

Në letrën e gjobës shkruan se ajo ka përdorur telefonin me dorë dhe pa pajisje ndihmëse, për këtë moderatorja u habit, por ajo më pas u shpreh se gjithsesi nuk këshillon askënd që të përdorë telefonin duke i dhënë makinës.

Liberta është një ndër moderatoret më të njohura në emisionet dhe televizionin shqiptar ku aktualisht drejton ‘Prive’ në Klan Kosova.