Transmetuar më 13-06-2022, 21:24

Kosovë- Në foto janë babë e bir nga fshati Peran i Podujevës. Babai vrau të birin pas një sherri që dyshohet se ka ndodhur për pronat.

Mësohet se babai N. Ismajli ka vrarë me armë zjarri djalin e tij, E. Ismajli. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes tyre për pronat.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, ndërsa pritet edhe zbardhja e detajeve të reja rreth ngjarjes.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se ‘ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve të gatshëm. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin’.