Transmetuar më 13-06-2022, 20:45

Kosovë- Vritet me armë zjarri një person në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Polisisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij “rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dh,e mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit”

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit. noa.al