Transmetuar më 13-06-2022, 19:16

Kosovë- Droga vazhdon të marrë jetë të rinjsh.

Një i ri nga fshati Koretishtë i Novobërdës humbi jetën një ditë më parë pasi kaloi në overdozë.

Viktima Gëzim Orana 27 vjeç rezulton se kishte kaluar në mbidozë së bashku me një familjarin e tij, por ky i fundit rezulton jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spital.

Nuk dihen shkaqet që e çuan të riun nga Gjilani në një gjendje të tillë.

Autoritetet kosovare po hetojnë rrethanat e rastit në fjalë. noa.al