Transmetuar më 13-06-2022, 14:38

Uzbekistan- Një incident mjaft tronditës ka ndodhur në një dasmë në Uzbekistan kur dhëndri qëllon me shuplakë sa i ‘ha krahu’ nusen e tij.

Gjithçka ndodhi në momentin kur çifti i ri ndodhej në qendër të sallës, ndërsa po ngrinin dolli.

Të afërmit e tyre i ftuan të merrnin pjesë në një konkurs, të cilin nusja e re e fitoi, duke mposhtur thellë dhëndrin. Në një moment ajo ka ngritur dorën si fituese.

Duket se ky xhest e ka zemëruar keq dhëndrin i prekur në sedër që nuk ka hezituar por ka goditur nusen duke e lënë të shokuar atë së bashku me gjithë të ftuarit.

Në këtë moment, vajza fillon të qajë dhe shihet teksa largohet nga skena, ndërsa të ftuarit sillen sikur nuk ka ndodhur gjë.

Në vitin 2019, një video e një incidenti të ngjashëm në Uzbekistan tërhoqi vëmendjen e publikut, ku një dhëndër sulmoi me zemërim nusen e tij pasi ajo e ngacmoi duke bërë një shaka me tortën e dasmës.