Transmetuar më 13-06-2022, 14:00

USA- Bitcoin bie nën 25,000 dollarë, duke rënë me mbi 14.86 për qind.

Vlera e tokenit të kriptove ra nga kulmi i saj prej 28,189 dollarë në 24,000 dollarë këtë të hënë.

Rrjedhimisht, kapitali global i tregut të kriptove ishte më pak se 1 trilion dollarë, më i ulëti në një vit.

Më shumë se 200 miliard dollar “avulluan” nga tregu i kriptomonedhave nga fundjava deri ditën e sotme për shkak të rënies së madhe që pësuan monedhat digjitale gjatë këtyre ditëve. (noa.al/M.D)