Transmetuar më 12-06-2022, 22:54

Tiranë- Kryetari i PD Sali Berisha ka publikuar një dokument që mban firmën e ish Kryetarit të PS dhe ish-Kryeministrit Fatos Nano ku sipas të cilit kemi të bëjmë vetëm me ndërrim të emrit nga PPSH në PS, 31 vjet më parë dhe jo rithemelim të PS.

“Ja dokumenti! Per fallsifikatoret e historise qe paraqesin nderrimin e emerit si rithemelim!”, shkruan Berisha.

Dokumenti i cili mban firmën e Fatos Nanos është i 3 korrikut 1991.

Berisha e publikon dokumentin ditën kur PS festoi 31-vjetorin e krijimit të saj. noa.al