Transmetuar më 12-06-2022, 19:22

Tiranë- Me rastin e 31-vjetorit të ditëlindjes së Partisë Socialiste, në selinë rozë organizohet një pritje.

Ftesa janë shpërndarë për themelues të PS, përfshirë dhe liderin historik Fatos Nano, por dhe për socialistë të thjeshtë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite.

Mësohet se ftes nuk iu është bërë vetëm politikanëve të majtë por ftesë për të qenë prezent në këtë aktivitet i është dërguar edhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe emrave të tjerë të politikës.

Deri më tani, nga rradhët e LSI-së ka qenë Erisa Xhixho e cila ka marrë pjesë në eventin ku është ftuar.

Ndryshe nga herët e tjera, PS nuk ka ftuar në ceremoni figura politike nga partia Demokratike. (noa.al/M.D)