Transmetuar më 12-06-2022, 15:26

Nganjëherë, edhe pse rrallë, fati i buzëqesh njeriut.

Një grua nga Kalifornia, e cila mori një kolltuk nga një i panjohur, falas në internet, bëri zbulimin e jetës së saj, kur më vonë gjeti 36,000 dollarë para të ‘thata’ të fshehura brenda tij.

Sipas mediave të huaja, Vicky Umodu, një banore e San Bernardino County, tha se ajo po kërkonte përmes Craigslist për të blerë mobilje për shtëpinë e saj të re kur gjeti disa pjesë që dikush po i jepte falas.

“Unë mendova: Ndoshta është një mashtrim. Thashë: Më lejoni t’i telefonoj ata”, tha Umodu për median.

Gruaja më vonë mësoi se familja po jepte mobiljet për shkak të vdekjes së fundit të një të dashuri të tyre i cili duket se i kishte fshehur pikërisht aty.