Transmetuar më 12-06-2022, 13:14

Me socialistët shqiptarë ka pasur rivalitet të ashpër, që kur në vendin tonë hyri demokracia. Ai në krye të Partisë Demokratike, përjashto 9 vitet e shkuara, ka bërë edhe kompromise të bujshme me të majtët, sidomos në kohën e kryesimit të Fatos Nanos, por edhe me Ramën për ndryshimet kushtetuese të vitit 2018.

Ky përvjetor i 31-të i socialistëve, që ndryshuan emrin e partisë së tyre nga PPSH e komunizmit, e gjen opozitën në një situatë shumë të vështirë. Lideri historik demokrat, Sali Berisha, është shpallur “non grata” nga SHBA.

Megjithatë, “doktori” ndërmori nismën e tij “Foltore” dhe ia doli të kthehej në krye të PD përmes votës së demokratëve, por mbetet të njihet edhe nga gjykata. Përmes rrjeteve sociale, Berisha nuk ka nguruar të nxjerrë në pah të gjitha krimet e socialistëve, sipas tij, sidomos në 9 vitet e fundit qeverisje:

“Te dashur miq, sot partia e PPSH feston diten e pagezimit te saj te trete me emrin qe mbart aktualisht. Ajo u themelua me 8 nentor te vitit 1941 nga serbet Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha si Partia Komuniste e Shqiperise.

Per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerzimit qe kreu gjate luftes si nje parti terroriste e vertete, pas lufte emri u nderrua nga PKSH ne Partia e Punes se Shqiperise. Dhe perseri per shkak te genocidit e krimeve kunder njerezimit qe ajo si parti-shtet, nen udheheqjen e diktatorit gjakatar Enver Hoxha, kreu per dekada ne pushtet, u detyrua qe me 12 qershor te vitit 1992 te ndryshoje emrin ne Partia Socialiste e Shqiperise.

Pas disa perpjekjeve te bera nga Fatos Nano dhe nje grup te rinjsh per reformimin e saj, kjo parti nen udheheqjen e Edi Rames eshte shendrruar perseri ne nje parti-shtet, e lidhur gjeresisht ne kreun e saj, me drogen, krimin dhe vjedhjet e medha te fondeve e pasurive publike.

Kjo parti sot, nen drejtimin e Edi Rames kremton pervjetorin e nderrimit te emrit si parti e veprave me te zeza dhe mynxyres se vertete kombetare, si parti antikombetare qe shnderroi Tiranen ne Beogradin e Vogel, qe ua shet shqiptarve interesat e Serbise per interesa te Shqiperise, dhe qe duke zbatuar platformen e Vaso Çubrilliviçit perzuri ne 4 vite 540 mije shqiptare nga Shqiperia.

Kjo parti, me ne krye Edi Ramen, ndertoi narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe dhe si parti shtet instaloi pas 31 viteve monizmin e plote ne Shqiperi! Keto 9 vite ne pushtet, Partia Socialiste mbylli dyert e BE-se per Shqiperine!

Edi Rama, ne krye te PS me lidhjet e tij te krimit e shnderroi Shqiperine ne epiqender operative te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut e Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme”.