Transmetuar më 11-06-2022, 11:47

Tiranë- Moti i keq dhe reshjet e shiut kanë “pushtuar” prej disa ditësh Shqipërinë.

Teksa paraditja e së shtunës karakterizohet nga kthjellimet, rreth orës 15:00 moti merr një kthesë të papritur.

Pritet që të rifillojnë reshjet e shiut të cilat do të zgjasin deri në mbrëmje.Pas orës 20:00 rikthehen sërish kthjellimet.

Nata pritet të jetë e kthjellët dhe pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të luhaten në vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim 2 – 3 ballë.