Transmetuar më 10-06-2022, 21:45

TIRANË- Vitin e kaluar u konstatuan mjaft gafa në tekstet shkollore.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama shkruan se shqetësimet që u ngritën vitin e kaluar, u ripanë dhe u rregulluar nga një rrjet mësuesish.

Postimi i Plotë:

Një qeveri që i dëgjon të gjithë dhe edhe kur nuk është dakord me të gjitha, bën punë të mira. Besoj ju kujtohen shqetësimet e ngritura vitin e kaluar nga publiku, në lidhje me disa pasaktësi apo ndonjë pasqyrim jo të përshtatshëm të jetës reale në tekstet shkollore! Një rrjet i tërë mësuesish dhe ekspertësh u ngrit për të adresuar ato shqetësime, çka solli përmirësimet e duhura. Ja disa shembuj në foto nga librat e përmirësuar për vitin e ardhshëm shkollor.