Transmetuar më 08-06-2022, 18:32

MAQEDONIA E VERIUT- Gjatë konferencës për shtyp në Ohër të Maqedonisë pas samitit të ‘open Balkan’ mes të tjerash Kryeministri shqiptar Edi Rama është pyetur se përse çmimi i naftës në Shqipëri është 58 lekë më i shtrenjtë se në Maqedoni?

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Sa konkurrues është për biznesin shqiptar Ballkani i Hapur, me daljen në një treg të hapur të përbashkët në kushtet kur ata duhet të paguajnë për transportin më shumë se çdo anëtar tjetër ose çdo biznes në vendet e tjera të Ballkanit të Hapur? Sot nafta është në vlerën 258 lek, ndërkohë në Maqedoninë e Veriut, ku jemi sot, është 150 dinarë, ose rreth 200 lekë me lekët shqiptare, pra 58 lekë më pak se në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama: Nuk e shoh lidhjen midis këtyre, tjetri.

Çmimi i naftës ka arritur çmimin rekord. Nga sot, do të shitet me 258 lekë/litri, 10 lekë më shumë se ç’shitej me herët. Ulje ka pësuar çmimi i benzinës me 1 lekë ndërsa gazi do të blihet 4 lekë më pak. Konkretisht benzina shitet me 243 lekë/litri, kurse gazi me 86 lekë/litri.