Transmetuar më 08-06-2022, 11:32

Ohër- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar keq zyrtarët e BE. Ai deklaroi se ‘dikur i shihte si yje e sot u vjen keq për ata’

Rama bashkë me liderët e tjerë ndodhet në Ohër ku po mbahet samiti i Ballkanit të Hapur.

Por pasi përfundoi fjalën, Ramës i ndodh një “incident” i vogël teksa pengohet në momentin e largimit. Rama ka ironizuar Bashkimin Europian lidhur me atë që e konsideroi si zvarritjen e procesit të hapjes së negociatave me vendin tonë.

“Kur shkoj sot në Bruksel dhe kur i shoh më vjen shume keq për ta, mundohem ti jap kurajo, edhe pse më përpara më dukej sikur ishin yje që më jepnin kurajo”, tha Rama gjate fjales mbyllese.