Transmetuar më 07-06-2022, 18:41

‘A ke një karikues për celularin tim? Jo e kam tjetër model’. Kjo është pyetja e zakonshme që dëgjon shpesh kudo në lokal, në zyrë, metro etj.

Mirë do ishte që të ekzistonte një karikues universal. Por duket se tashmë kjo nuk është thjesht një dëshirë e jona, Shumë shpejt mund të bëhet dhe realitet.

Bashkimi Europian po mendon vendosjen e një rregulli, i cili do kërkojë që të gjitha kompanitë të përdorin të njëjtin karikues për telefonat dhe pajisjet e tyre deri në vjeshtën e vitit 2024.

Kjo do të thotë që karikuesit e vjetër të iPhone nuk do të funksionojnë në modelet e ardhshme dhe se laptopët përfundimisht do të duhet të përdorin gjithashtu ngarkuesin USB-C si standard.

Prandaj, gjigandit amerikan të pajisjeve ‘smart’, do i duhet të dizejnojë ‘Iphone’-in e saj të famshëm, e po ashtu dhe të gjithë kompjuterët që kjo kompani ka në treg.

Megjithatë, pajisjet e shitura para vitit 2024 nuk do të preken dhe përdoruesit e tyre do të mund të vazhdojnë të përdorin të njëjtin karikues.