Transmetuar më 07-06-2022, 18:01

Më shumë se 8 në 10 amerikanë besojnë se gjendja e ekonomisë amerikane nën Presidentin Biden është e zymtë – dhe shumë prej tyre janë të shqetësuar për të ardhurat që kanë, mes normave të larta të inflacionit, çmimeve të ushqimit dhe gazit, të dhëna të një sondazhi të ri.

Anketa e Wall Street Journal -NORC që citon noa.al, zbuloi se 83% e të anketuarve e përshkruan ekonominë kombëtare si "të varfër" ose "jo aq të mirë".

Më shumë se një e treta e atyre që iu përgjigjën sondazhit – 35% – thanë se nuk janë aspak të kënaqur me gjendjen e tyre financiare, duke shënuar nivelin më të lartë të pakënaqësisë në 50 vjet.

Edhe pjesa e të anketuarve në sondazh që thanë se gjendja e tyre financiare ishte përkeqësuar në vitet e fundit, ishte 38% – më e larta që nga pasojat e krizës financiare globale të vitit 2008.

Sondazhi zbuloi se vetëm rreth një e katërta, ose 27%, besojnë se kanë një shans të mirë për të përmirësuar standardet e tyre të jetesës, që përfaqëson një rënie prej 20 pikësh nga rezultatet e sondazhit të vitit të kaluar.

Ndërkohë, 46% e amerikanëve, ose gati gjysma, thanë se nuk kanë një shans të mirë për të ndryshuar standardet e tyre të jetesës për mirë, edhe pse shkalla kombëtare e papunësisë është në nivelin më të ulët në gati gjysmë shekulli, duke rënë në 3.6%.

Pavarësisht kësaj, rreth 67% e pjesëmarrësve në sondazh pranuan se është më e lehtë për të gjetur një punë të re.

Sondazhi vjen vetëm disa ditë pasi presidenti Biden tha se amerikanët janë më të qetë financiarisht dhe kanë më pak borxhe që kur ai u betua në detyrë.

Presidenti demokrat fajësoi për normat e larta të inflacionit, pandeminë COVID dhe luftën e Rusisë në Ukrainë, për të cilat ai tha se kanë bërë që çmimet në pikat e karburanteve dhe në dyqanet ushqimore të rriten në mënyrë dramatike në të gjithë SHBA. /noa.al