Transmetuar më 06-06-2022, 21:03

Rast i paprecedentë në Pejë. Dy vajza janë përleshur mes tyre në një stacion autobusi.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se një nga vajzat ka goditur tjetrën me grushte e shkelma. Vihet re se të parët që kanë ndërhyrë për të ndarë vajzat janë disa të rinj të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Sipas mediave kosovare, i pyetur në lidhje me një ngjarje të tillë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova, ka bërë me dije se nuk ka asnjë raportim.