Transmetuar më 05-06-2022, 19:08

Në “Shihemi në Gjyq” sot ndodhen dy vëllezër, Brahimi e Smajli, ndërsa në mesin e publikut, edhe djali i tyre i tezes, Isaku. Arsyeja që i ka sjellë këta tre shkodranë në programin “E diela shqiptare” është testamenti i gjyshit të tyre, Daut Kalasë, një tregtar me pasuri të konsiderueshme që në dokument ka përcaktuar 4 trashëgimtarë. Mes tyre, është edhe nëna e dy vëllezërve, e cila ka vdekur në vitin 2004.

Djemtë janë rritur nga gjyshi dhe dy dajat, të cilët përfaqësohen nga dy djemtë e tyre, të quajtur Daut dhe Pertef. Problematika fillon pikërisht këtu, ata pretendohet se kanë përfituar pasurinë pasi ekziston një testament në emër vetëm të dy djemve që përjashton vajzat. Brahimi dyshon se e gjitha është një bashkëpunim mes Smajlit e Isakut, por një dokument i gjetur në arkivat e shtetit, i vitit 1944 në duart e Eni Çobanit thotë diçka tjetër.

Eni Ccobani: Thuhet që më 30.12.1944, shiko çfarë dokumenti për t’u pasur model, deklaron zoti Daut Kalaja, të gjithë pasurinë që ka vënë gjithë jetën e tij. Dhe në fund fare kemi po me shkrimin e tij, që është një shkrim shumë i veçantë dhe i qartë, firma është “Daut Kalaja, dora vetë”. Në këtë periudhë, ka qenë e detyrueshme.

Nga pala tjetër, siç thotë zoti Brahim, thonë që ky testament i bërë nga gjyshi është me gisht sepse zoti Daut nuk ka ditur shkrim e këndim. Si mundet, ky dokument është i shkruar me një shkrim të jashtëzakonshëm nga gjyshi juaj, duke vënë dhe më pas “dora vetë” në vitin ’44 dhe këtu pretendohet që testamenti për të cilin po flasin kushërinjtë tuaj të parë, që ju keni sot një testament të bërë nga zoti Daut Kalaja që nuk ka ditur shkrim e këndim, por është bërë me gisht?