Transmetuar më 04-06-2022, 18:05

"Një natë makthi" e përshkruan disa murgesha atë që u detyruan të duronin orët e fundit brenda manastirit të tyre në San Basilio, në qendrën historike të L’Aquila, Itali. Në fakt, një grup personash, kryesisht të rinj, hynë në kompleksin fetar, ku disa u ngjitën në katet e manastirit ku ndodheshin dhomat dhe të tjerë arritën deri aty sa të bënin seks brenda dhomës së rrëfimit.

Vetë murgeshat e Urdhrit Celestine treguan për ndërhyrjet e natës në manastir dhe përdhosjen e vendit të adhurimit. Të nesërmen i raportuan gjithçka karabinierëve. Sipas rrëfimit të tyre, gjithçka ka ndodhur natën mes të mërkurës dhe të enjtes kur në qytet po zhvilloheshin ngjarjet për natën e bardhë.

Murgeshat u detyruan të bënin dy telefonata për forcat e rendit. Në rastin e parë, rreth orës tre të mëngjesit, murgeshat u raportuan karabinierëve se dikush e kishte shqyer derën e manastirit dhe dy të rinj ishin ngjitur në katin ku flinin, duke hapur gjithashtu dyert dhe më pas kishin ikur me vrap duke hedhur një gotë birrë në tokë, citon Fanpage.

Në rastin e dytë, rreth orës pesë, murgeshat janë alarmuar nga rënkimet e ardhura nga dhoma e rrëfimit ku dy djem po bënin seks lakuriq e që më pas u larguan me vrap. “Një natë makthi, jemi ende të tmerruara”, u shprehën murgeshat.