Transmetuar më 04-06-2022, 17:10

Tiranë- Vendi ynë, do të mbetet nën dominimin e moti të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore por nuk priten reshje.

Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë. (noa.al/M.D)