Transmetuar më 03-06-2022, 19:21

GREQI- Një tërmet relativisht i fortë ka goditur ishullin Rodos në Greqi.

Mësohet se tërmeti ka pasur magnitudë 4.7 ballë duke krijuar panik te banorët.

Sipas EMSC, epiqendra u raportua të ishte 16 kilometra në veriperëndim të Katavias.

Nuk raportohen dëme në njerëz përveç panikut dhe frikës që ngjalli lëkundja.

Edhe dëme materiale nuk raportohen.