Transmetuar më 03-06-2022, 18:17

MEKSIKË- Epo jo nuk tregon aspak shenjë burrërie, e madje as dashurie.

Një i ri braktis të dashurën e tij teksa u sulmuan nga dy grabitës.

Dailymail shkruan se çifti, që duket në videon e kamerave të sigurisë, po ecnin dorë për dore në një trotuar në qytetin Ecatepec të martën e kaluar.

Një nga sulmuesit u hodh nga sedilja e pasme dhe tenton të rrëmbejë të dashurin e së resë, i cili ikën me shpejtësi duke vrapuar. I dyshuari kthehet prapa dhe e frenon gruan e frikësuar dhe duket se i kapi celularin.