Transmetuar më 01-06-2022, 12:10

Kosovë- Një rast i paprecedent është raportuar ditën e djeshme në fshatin Burojë të Skënderajt.

Një i ri ka denoncuar xhaxhin e tij 79-vjeçar për kanosje pas disa akuzave nga ky i fundit.

Sipas burineve, 79-vjeçari ka kërcënuar nipin teksa ka hedhur akuza drejt tij se i ngacmon të shoqen.

Secila prej palëve ka dhënë deklaratat përkatëse në lidhje me rastin dhe i jep të drejtë vetes.

Para hetuesve policorë, i riu ka dëshmuar se ndihet i frikësuar pasi xhaxhai i është drejtuar me fjalët “Vdekjen ke me pasë prej meje, se me pasë një armë t’kisha vrarë në këtë moment”.

Rasti është nën hetim.