Transmetuar më 31-05-2022, 21:01

Brazil- Ngjarja e rëndë ndodhi në Isabel de Aguilar Loesch.

Foshnja ishte vetëm 57 ditëshe kur pësoi lëndime në kokë pasi u hodh nga dritarja.

Mësohet ndër të tjera se foshnja e vogël vdiq në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, teksa ngjarja ndodhi në lagjen Tabajaras të Teofilo Otoni në Brazilin juglindor.

Fqinjët i thanë policisë se prindërit e vajzës po grindeshin kur babai 26-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, e hodhi foshnjën nga dritarja.

Mamaja e Isabelës, 36 vjeç, i tha policisë se babai kishte vizituar shtëpinë e saj për të parë vajzën pasi ata nuk jetonin së bashku.

Gjyshja e viktimës deklaroi se kur vajza e saj ishte shtatzënë, partneri e kishte goditur me grusht në bark dhe dyshja shpesh debatonin me njëri-tjetrin.

Babai fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë thirri policinë dhe u vetëdorëzua.

Babai 26-vjeçar do përballet me akuzën e vrasjes.