Transmetuar më 31-05-2022, 11:55

SERBI- Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Serbi. Një grua në qytetin serb të Zrenjaninit para 15 ditësh vrau burrin e saj, e preu me sharrë elektrike dhe më pas e gatoi.

Sipas Proto Thema, viktima ishte katër vite më i vogël se 46-vjeçarja, pra 42 vjeç.

Punonjësit e policisë, që ndodheshin në vendin e krimit, treguan skenat e frikshme që panë në ambientet e shtëpisë e cila ishte e mbuluar me gjak.

Në mediat serbe ka nisur debati se si një grua grua e imët arriti të vriste një burrë të madh dhe të fortë, ta copëtonte dhe më pas t’i gatuante organet.

Sipas dëshmitarëve thuhet se ajo i gatoi veshkat, zemrën, organet gjenitale, madje edhe të gjithë këmbën e viktimës.

Shtëpia ku ndodhi krimi është e bllokuar pasi vijojnë hetimet. Fqinjët janë shprehur se nuk e prisnin që kjo gjë të ndodhte pasi 46-vjeçarja ishte një person i qetë dhe nuk shkaktonte asnjë problem në lagje.

Ish-bashkëshorti i 46-vjeçares ka treguar se vrasja mund të ketë ndodhur pasi viktima nuk pranoi në shtëpi dy fëmijët e saj, nga martesa e parë, të cilët i donte shumë. Hetime vazhdojnë.