Transmetuar më 29-05-2022, 18:14

Ferizaj, Kosovë – Gjykata Themelore e Ferizajt i ka caktuar masën e sigurisë 30 ditë në paraburgim vëllait të reperit shqiptar nga Kosova, Buta, i cili akuzohet se dy net më parë vrau shokun e tij, Gazmend Hysenin.

Qëndrim Januzi qëlloi me armë shokun e tij të fëmijërisë, ndërsa qëndroi mbi viktimën deri sa ai dha frymë, duke kërcënuar dhe çdokënd që tentonte t’i afrohej.

Në fund ai u ndalua nga një polic i veshur si civil.

Masa e sigurisë i është komunikuar në mungesë për shkak se Januzi ndodhet në spital, dhe sipas avokatit të tij në gjendje aspak të mirë.

Gjithçka nisi nga një sherr live në "Tik Tok". Vëllai dyshohet se mori hak për makinën e reperit të njohur.

Seanca për caktimin e paraburgimit është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Sipas mjekut ka qenë në gjendje të përgjigjet vetëm me po ose jo. Nuk e kanë marrë në pyetje më gjatë. Seanca u mbajt brenda objektit të QKUK-së”, tha avokati.