Transmetuar më 29-05-2022, 16:21

KOSOVË- Ka ngjallur reagim vrasja e Gazmend Hysenit në Ferizaj.

Reperi Gramoz Krasniqi, i njohur me nofkën “Mossi”, përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, i ka fyer dy vëllezërit, madje i ka kërcënuar me jetë.

Po ashtu, ai ka kujtuar të ndjerin Gazmendin, i njohur për publikun si Strella, duke i shprehur ngushëllime familjes.

"Ju jeni m******** që mbysni shokët e vet prej frike. Po ju vjen dita, shumë shpejt. Se burri që është burrë nuk e vret shokun asnjëherë.

Po vjen dita që do t’ju **** familja më shumë se më përpara. U prehsh në paqe Strella. Nuk të kam njohur, por më dhimbset kushdo që pritet në besë e vritet prej shokëve se shokët janë si familje por njerëzit nuk kanë familje, se dinë qysh është.

Ngushëllime familjes së tij, rrethit e shokëve të vërtetë të tij,”-shkruan ai ndër të tjera.

Krimi ndodhi në prani të policisë e cila ndodhej rastësisht në vendngjarje. Forcat policore i bënë thirrje për të ndaluar, por me të parë policët, 30-vjeçari i ka drejtuar armën duke i kërcënuar.

Në tentativë për ta neutralizuar, por edhe për të shmangur rrezikun e kolegëve, një nga efektivët ka qëlluar me armë, duke e lënë të plagosur lehtë autorin e dyshuar i cili po merr trajtim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aludimet janë të shumta për vrasjen, duke nisur nga djegia e makinës për të cilën Buta dhe vëllai i tij akuzonin Gazmend Hysenin.