Transmetuar më 29-05-2022, 07:54

Kosovë- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ferizajn një ditë më parë.

Gazmend Hyseni 30 vjeç ka mbetur i vrarë, ndërsa është plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi, po 30 vjeç.

Ndërkohë kanë dalë pamjet e momentit të ekzekutimit.

Sipas pamjeve, aty shihet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të Policisë, të cilët ishin rastësisht në vendngjarje, e ku më pas pjesëtari i Policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, ka qëlluar në drejtim të Januzit.

Ata ishin ndaluar për të marrë ujë në market, kur vërejnë të dyshuarin me pistoletë në dorë duke ikur, pasi kishte shtënë shtatë herë në drejtim të viktimës Gazmend Hysenit.

Në tentativë për ta ndaluar, i dyshuari nuk përfilli urdhërin e zyrtarit policor dhe për një moment ishte kthyer me pistoletë në dorë, duke e drejtuar në drejtim të tij.

Për të zmbrapsur rrezikun, zyrtari policor ka shtënë në drejtim të tij një herë, duke e goditur në nofull që bëri që ai të neutralizohet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.