Transmetuar më 28-05-2022, 22:28

Momente të rralla dhe personale të Mbretëreshës Elizabeth siç nuk e kemi parë kurrë, do të shfaqen për herë të parë për nder të Jubileut të Platintë, në BBC On të dielën, më 29 maj, duke u fokusuar në "jetën përtej formalitetit" të Mbretëreshës, jashtë protokollit.

Buckingham Palace dhe BBC kanë njoftuar detajet e programit 75-minutësh, citon noa.al. Dokumentari zbulon për herë të parë video të panjohura private familjare të Mbretëreshës Elizabeth kur ajo ishte një vajzë e re.

Në klipin e publikuar, publiku po përgatitet të shohë familjen mbretërore duke pushuar në luftanijen e Marinës Mbretërore HMS Vanguard në 1947, si dje  varkën që i çoi në tokë nga Afrika e Jugut për turneun e tyre në atë kohë.

Dokumentari i BBC-së " Elizabeth: The Unseen Queen", 75 minuta i gjatë, shpalos vitet e para të mbretëreshës 96-vjeçare si foshnjë në Balmoral deri në kurorëzimin e saj në moshën 27-vjeçare në 1953.

Mbretëresha dha leje të posaçme për ta ndarë këtë arkiv me kombin, duke thënë se shpresonte që brezi i ardhshëm jo vetëm që ta shihte këtë të kaluar interesante, por edhe të kujtonte faktin se si ishte "një herë e një kohë".

Në një mesazh personal të regjistruar në Kështjellën Windsor për shfaqjen e dokumentarit, mbretëresha tha: "Kamera ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sonë".

“Mendoj se ka një ndryshim në shikimin e një filmi në shtëpi, kur e di se kush është në anën tjetër të objektivit, duke mbajtur kamerën. Kjo shton ndjenjën e intimitetit. Si shumë familje, prindërit e mi donin të ruanin momentet tona të çmuara së bashku. “Dhe kur na erdhi radha me familjen tonë, ne bëmë të njëjtën gjë”, tha ajo.

Gjatë shfaqjes, ju do të shikoni Mbretëreshën Elizabeth duke kërcyer pranë motrës së saj, Princeshë Margarita me fustane blu me pika ose duke bërë një piknik në lartësitë e Skocisë me prindërit e saj dhe më pas me fëmijët e saj, Princin Charles dhe Princeshën Anna. /noa.al