Transmetuar më 28-05-2022, 11:07

Kosovë- Mësohen detaje të reja nga vrasja e të riut në Kosovë.

Qëndrim Januzi, 30-vjeç, dyshohet se mesnatën e kaluar ka vrarë G.H gjithashtu 30-vjeç.

ngjarja ndodhi në Ferizaj në rrugën “Rexhep Bislimi” rreth orës 00:53.

Januzi është edhe vëllai i këngëtarit nga Ferizaj, Betim Januzi i njohur me nofkën Buta.

Sipas policisë i dyshuari për vrasjen është plagosur nga zyrtarët policorë pasi me pistoletën e tij iu është kthyer policëve që kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe ka refuzuar urdhërat.

I dyshuari është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe më pas për tretman në QKUK. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Noa.al