Transmetuar më 28-05-2022, 10:48

KOSOVË- Vrasje me armë zjarri në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur Ferizaj në orët e para të mëngjesit në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. Viktima është G.H i moshës 30 vjeçare i cili si rezultat i plagëve të marra ka vdekur në vendin e ngjarjes. I dyshuar për vrasjen është Q.J (30 vjeç), i cili në vendin e ngjarjes është kapur me armë në dorë nga policë civilë e me rroba zyrtare.

Policia lokale saktëson se ngjarja ndodhi rreth orës 00:53 pas mesnate në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë shkua në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J i moshës 30 vjeç, ka të shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H i moshës 30 vjeç, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbalë ” ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë. Me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit, me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit.Ai mbetet i plagosur dhe dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja. Gjithashtu , me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Instituton e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertim.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. noa.al