Transmetuar më 28-05-2022, 08:37

Greqi- Miliarderi Bill Gates vjen me pushime në Greqi. Themeluesi i Microsoft, mbërriti pasditen e së premtes në Athinë me një avion privat, i cili zbriti në aeroportin "El Venizelos".

Sipas Proto Themas, gjatë qëndrimit në kryeqytetin grek, Bill Gates do të qëndrojë në suitën presidenciale të hotelit “Britania e Madhe”, në qendër të Athinës, ndërsa sipas disa burimeve në ditët në vijim pritet të vizitojë disa nga ishujt grekë.

Kjo nuk është hera e parë që Bill Gates vjen në Greqi, pasi po planifikohet të krijohen tre qendra të dhënash në Spata, Koropi dhe Markopoulo të Atikës, krijimi i të cilave do të bëjë të mundur hapjen e më shumë se 300 vende pune.

Ndërkohë, vetëm pak orë përpara se Bill Gates të mbërrinte në Athinë, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua në Davos me Kryetarin e Bordit dhe CEO të Microsoft, Satya Nadella, Kompania Brad Smith, si dhe Presidenti i Google për aktivitetet në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, Matt Brittin me të cilë diskutoj mbi dixhitalizimin në Greqi. Nuk dihet nëse Bill Gate-s do ti bjerë ndonjëherë rruga nga Shqipëria?