Transmetuar më 27-05-2022, 20:03

Beograd- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Serbinë.

Vizita është planifikuar më 7 qershor. Ai do zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin Aleksandër Vuçiç.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe, të cilat raportojnë se Lavrov do të ketë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb, ku pritet të diskutohet për luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë përballë situatës.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë që BE po përgatit paketën më të ashpër të sanksioneve deri më tani. Gjatë takimit pritet të diskutohet dhe për Kosovën për të sqaruar deklaratat që kanë krijuar disa mosmarrëveshje mes dy vendeve, pasi presidenti Vladimir Putin bëri krahasime të pavarësisë së Kosovës me situatën në Donbas.

Serbia nuk ka pranuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë.