Transmetuar më 27-05-2022, 14:08

Athinë- Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një dyqan mishi.

Sipas medias greke Protothema, rreth orës 12.30 ka ndodhur një shpërthim në një dyqan në katin përdhesë që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Ioulianou dhe Alkiviadou, me pasojë plagosjen e një punonjësi të dyqanit.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Brigadës Zjarrfikëses si dhe një autoambulancë që mori të plagosurin. Burri ka lëndime në krahë dhe këmbë. Ndërkohë shërbimi zjarrfikës po lokalizon dhe fik flakët.