Transmetuar më 27-05-2022, 10:31

KOSOVË- Del foto e avokatit që u masakrua me thikë nga i biri.

Milan Bigoviç u vra , avokati që u masakrua me thikë nga djali i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Veri tëMitrovicës. Milan Bigoviç u konfliktua me një prej djemve të tij e për pasojë ky i fundit e qëlloi me thikë duke e lënë të plagosur rëndë.

Mes tyre ndërhyri djali tjetër, binjak me atë që qëlloi të atin. Ai mori një thikë dhe vrau të vëllanë.

Më pas dërgoi të atin në spital, por Bigoviç ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Tashmë i mbijetuari është në polici dhe po merret në pyetje në lidhje me rastin.