Transmetuar më 27-05-2022, 01:05

Për ditën e sotme, e premte 27 maj 2022, moti parashikohet kryesisht i kthjellët, sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak që citon noa.al.

Në mesditë priten zhvillime vranësirash të cilat do të marrin karakter të dendur përgjatë maleve.

Në mesditë e pasdite në këto zona priten reshje shiu në formën e shtrëngatave të shiut dhe breshërit me rrufe.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga kuadrati i jugut.

Valëzimi i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 16 deri 32°C

në zona e ulëta 17 deri 35°C

në zona bregdetare 18 deri 34°C

Ju urojmë një ditë të mbarë!

Më shumë mbi motin gjeni këtu.