Transmetuar më 25-05-2022, 07:16

Greqi- Greqia goditet nga një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundja sizmike është shënuar në Amfilochia të Greqisë.

Lëkundjet u ndjenë në orën 23:50 të së martës dhe thellësia fokale e tyre ishte 5 km.

Epiqendra ishte 13 km në Perëndim të Kastraki, në Etoloakarnania. Nuk raportohet për dëme në njerëz dhe dëme materiale.